Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, pas marrjes së përgjigjeve të testit, ka rezultuar se është infektuar me koronavirus. Kreu i shtetit dje tha se ai kishte temperaturë, ethe dhe dhimbje të muskujve, simptoma të Covid-19. Ndërsa sot pas testit njoftoi se nuk kishte asnjë shqetësim, pavarësisht se kishte rezultuar pozitiv. Bolsonaro, tha dje se masat kufizuese do të lehtësohen për të mbrojtur ekonominë. Brazili ka konfirmuar më shumë se 1 milion e 630 mijë raste me koronavirus dhe 65556 vdekje./L.F-dritare.net