
Sulmohet kisha ku prifti grek abuzoi me të miturën shqiptare!
E Shtunë 22 Janar 2022, 21:09
Dritare.net

Dyert e kishës ku ka shërbyer prifti 37-vjeçar grek i cili përdhunoi një të mitur shqiptare, është sulmuar nga disa qytetarë. Siç shihet edhe në pamje, në muret dhe portën e kishës është hedhur bojë e kuqe dhe janë shkruar disa shkrime në dyer. Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të. Ngjarja ka shkaktuar një skandal të madh në Greqi, por deri tani Kisha Ortodokse greke nuk ka reaguar për këtë çështje./M.M-dritare.net



















