Na ndiqni edhe në

Te gjitha

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Prifti abuzonte prej 2 vitesh me të miturën shqiptare

Ngjarje e rëndë në Greqi/ Prifti abuzonte prej 2 vitesh me

Zbardhen detaje tronditëse nga arrestimi i një prifti në Greqi, i cili akuzohet se ka përdhunuar sistematikisht për disa vite me radhë një vajzë të mitur. Mediat greke raportojnë se vajza e mitur është shqiptare.

Prifti 37-vjeçar u arrestua sot nga policia greke, ndërsa denoncimi është bërë nga vetë shqiptarja 16 -vjeçare që u abuzua seksualisht.

Mediat greke kanë publikuar foto të priftit të kishës në lagjen Kato Patisia, i cili është babai i tre fëmijëve të mitur. Sipas mediave greke, vajza rrëfen se u përdhunua nga prifti dy vite më parë kur ishte 14 vjeçe.

Vajza ndër të tjera është shprehur se gjithçka ka ndodhur brenda kishës, teksa ajo merrte pjesë në shkollën e Katekizmit.

“Shkova për t’u rrëfyer dhe gjithçka ndodhi pas rrëfimit”, tha vajza para autoriteteve. Prifti 37-vjeçar është arrestuar dhe gjykata sot dha masën e sigurisë “arrest me burg” për të./Dritare.net