Na ndiqni edhe në

Bota

Ja si mund të shkarkohet presidenti i SHBA!

Ja si mund të shkarkohet presidenti i SHBA!

Një president i SHBA, mund të shkarkohet përmes dy rrugëve: Votëbesimi, dhe përdorimi i amendamentit të 25. Presidenti mund të shkarkohet përmes votëbesimit, vetëm në momentin kur ai akuzohet dhe ka prova për tradhti, ryshfet, krime të mëdha, dhe vepra të tjera penale. Proceduara e votëbesimit nga Kongresi për një president është përdorur vetëm dy herë në historinë e SHBA: Herën e parë për Presidentin Andrea Jonson në vitet 1860 dhe për Bill Clinton në fund të vitit 1990. Votëbesimi nga Kongresi është përgatitur edhe për presidentin Richard Nikson në vitin 1970, por presidenti dha dorëheqjen përpara se Dhoma e Përfaqësuesve ta marrë në pyetje atë, kështu që votimi nuk u krye kurrë.

Amendamenti 25 është futur në kushtetutën e SHBA në vitin 1967 dhe përbëhet nga 4 pjesë. 3 pjesët e para shpjegojnë mënyrën se si presidenti mund të pasohet nga nënpresidenti, dhe se si presidenti mund t’i delegojë kompetencat tek nënpresidenti. Ka qenë presidenti George. W Bush, që në vitet 2000 ka bërë operacione kirurgjikale dhe ai është thirrur në amendamentin e 25, duke deleguar kompetencat tek nënpresidenti.

Ndërsa pjesa më e komplikuar është pjesa e katërt e amendamentit, kur presidenti shkarkohet pa vullnetin e tij, dhe duhen firmat e të gjithë personave që udhëheqin zyrat ekzekutive të SHBA. Ky amendament nuk është përdorur kurrë në historinë e SHBA, shkruan Dritare.net. Ekspertët e kushtetutës së SHBA, thonë se pjesa e 4 e amendamentit 25, tregon se Presidenti mund të shkarkohet vetëm kur është i paaftë fizikisht.

Në amendamentin 25 thuhet tekstualisht: “Kurdo që nënpresidenti dhe shumica e zyrtarëve kryesorë të departamenteve ekzekutive i transmetojnë kryetarit të Senatit dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve deklaratën e tyre me shkrim se Presidenti nuk është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat e zyrës së tij, Zëvendës presidenti menjëherë merr përsipër kompetencat dhe detyrat e zyrës si ushtrues detyre.”

Më pas vendi do të shkojë në një proces të komplikuar, dhe shumë të vështirë, dhe përveç zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë brenda orësh në këtë proces marrin pjesë edhe dy dhomat e Kongresit./L.F-dritare.net