Na ndiqni edhe në

Bota

Trump gati për shkarkim. Presidenti i parë i SHBA që do të gjykohet dy herë

Trump gati për shkarkim. Presidenti i parë i SHBA që do të

Kryetarja e Dhomës, Nancy Pelosi ka konfirmuar zyrtarisht gjykimin e dytë të Donald Trump. Dhoma e Përfaqësuesve ka siguruar mjaftueshëm vota për të hequr nga detyra presidentin në ikje të SHBA-ve. Numërimi vazhdon, por deri tani 221 demokratë dhe 10 republikanë janë pro shkarkimit të Trump. Ky votim shënon një ndryshim të rëndësishëm nga gjykimi i parë i presidentit. Në vitin 2020, asnjë republikan i Dhomës nuk votoi për gjykimin e Trump. Ndërsa këtë herë 10 ishin pro, informon dritare.net

A mund të rikandidojë një president i gjykuar?

Po mundet. Vetëm gjykimi nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar një president që të kërkojë të marrë përsëri zyrën. Por ka një përjashtim. Nëse Donald Trump fajsohet në Dhomën e Përfaqësuesve, atëherë dënohet në një gjyq të Senatit, senatorët mund të mbajnë një votim shtesë, për të vendosur nëse do ta ndalojnë atë të rikandidojë apo jo./K.C/dritare.net