Covid-19 infekton tri gjenerata të familjes së yllit të Bollywood!
Dritare.net
Një ditë më parë, aktori legjendar i Bollywood, Amitabh Bachchan dha lajmin se ishte infektuar me koronavirus dhe tashmë është shtruar në spital.
Ai ishte në pritje të rezultateve, për pjesën tjetër të familjes. Sot dolën përgjigjet e testit, dhe rezultoi se edhe anëtarë të tjerë të familjes së tij ishin të infektuar.
Tre gjenerata të familjes më të famshme në Bollywood janë me koronavirus. Rezultatet treguan se edhe aktorja Aishwarya Rai Bachchan, ish-mis bota dhe vajza e saj, Aaradhya, tetë vjeçe, ishin infektuar me Covid-19.
Bashkëshorti i saj, Abhishek dhe i vjehrri Amitabh, janë dërguar në spital, ndonëse simptomat ishin të buta.
Aishwarya Bachchan, 46 vjeçe, është një nga fytyrat më të famshme të Bollywood-it si në Indi ashtu edhe jashtë saj, duke u shfaqur në disa filma në Bollywood dhe Hollywood./K.C/dritare.net