Na ndiqni edhe në

Bota

Legjenda e Bollywood infektohet me koronavirus dhe shtrohet në spital

Legjenda e Bollywood infektohet me koronavirus dhe shtrohet në spital

Superylli i Bollywood, Amitabh Bachchan është shtruar në spital pasi rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit. Lajmin e dha vetë ai përmes një postimi në Twitter.

"Unë kam rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Jam shtruar në spital. Familja dhe stafi kanë bërë testin, presim rezultatet. Të gjithë ata që kanë qenë afër meje 10 ditët e fundit ju lutem testohuni vetë.”, shkruan aktori, informon dritare.net

Legjenda e Bollywood infektohet me koronavirus dhe shtrohet në spital

Një legjendë e gjallë në kinemanë indiane, me një karrierë mbi 5 dekada, Bachchan ka realizuar më shumë se 180 filma.

Aktori jeton në Mumbai, i cili ka qenë një nga qytetet më të goditura nga Covid-19, duke regjistruar 91,745 të infektuar dhe 5,244 viktima./K.C/dritare.net

Legjenda e Bollywood infektohet me koronavirus dhe shtrohet në spital