Na ndiqni edhe në

Bota

Banesa dhe rrugë të shkatërruara, vazhdojnë kërkimet nën rrënoja pas tërmetit në Tajvan!

Banesa dhe rrugë të shkatërruara, vazhdojnë kërkimet

Autoritetet tajvaneze tani kanë konfirmuar se në total 127 persona janë bllokuar si rezultat i tërmetit të fortë mëngjesin e sotëm. 77 prej tyre janë bllokuar brenda tuneleve Jinwen dhe Qingshui nën malet në qarkun Hualien, thonë zyrtarët e zjarrfikësve. Dy shtetas gjermanë janë bllokuar në tunelin Chongde në Parkun Kombëtar Taroko. 50 personat e mbetur janë bllokuar në katër minibusë që po udhëtonin nga qendra e qytetit Hualien drejt parkut kombëtar Taroko aty pranë.

Disa ndërtesa në qytetin Hualien po anojnë në mënyrë të rrezikshme. Një zyrtar nga departamenti lokal i zjarrfikësve, Su Ching-hui thotë se shpëtimtarët po përballen me vështirësi ekstreme. Sa herë që ekipi ynë lëviz, ndërtesa bëhet e paqëndrueshme dhe ata duhet të gjejnë diçka për të mbajtur për të garantuar sigurinë e tyre përpara se të tërheqin njerëzit jashtë”.

Tërmeti ka dëmtuar ndërtesat dhe infrastrukturën në të gjithë rajonin Hualien në bregun lindor të Tajvanit./M.K-dritare.net