Na ndiqni edhe në

Bota

Babai i kryeministrit Britanik shkon në Greqi edhe pse nuk lejohet!

Babai i kryeministrit Britanik shkon në Greqi edhe pse nuk lejohet!

Pavarësisht se Britania aktualisht këshillon të gjithë britanikët që të lëvizin jashtë vendit vetëm për arsye thelbësore, babai i kryeministrit Boris Johnson, po bën të kundërtën. Stanley Johnson, babai i liderit britanik, postoi në rrjetet sociale foto dhe video duke udhëtuar në Greqi.

Babai i kryeministrit Britanik shkon në Greqi edhe pse nuk lejohet!

79-vjeçari mbërrit mbrëmjen e kaluar në Athinë, në vilën e tij. Sipas tij arsyeja ishte thelbësore, për biznesin e tij. Greqia i ka të ndaluara udhëtimet për shtetasit që vijnë nga Anglia por Johnson, duket se e ka gjetur një zgjidhje. Ai ka fluturuar përmes linjës transite nga Bullgaria. Kjo nuk është hera e parë që lideri britanik, nuk dëgjohet as nga babai i tij./L.F-dritare.net