Big Brother, Ejona: Kam qenë 8 muajshe shtatzënë, ishin mbledhur mbi 10 persona që më filmonin
E Hënë 20 Mars 2017, 19:07
Dritare.net
“Ngaqë kemi qenë gjatë gjithë kohës në Berat nuk dimë të kemi shkuar asnjëherë në një festë”, thotë ajo. Ndërsa Kei i thotë se do t’i ftojë menjëherë sapo të dalin nga shtëpia.
Ejona tregon edhe një moment nga shtatzënia e saj për të cilin thotë se e ka ekzagjeruar. “Ishim në Durrës. Dola nga vetja, kam qenë 8 muajshe shtatzënë. Kam nisur të kërcej nën ritmet e një kënge që e pëlqeja pa masë. Por rreth meje ishin mbledhur mbi 10 persona që më filmonin”, thotë ajo.