
Aksidentohen 3 fëmijë shqiptarë në Gjermani, i përplas makina
E Hënë 12 Shtator 2016, 10:10
Dritare.net

Raportimet e fundit kanë treguar se tre fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy të tjerët që i shpëtuan aksidentit po trajtohen nga psikologët për shkak të shokut të përjetuar. Sipas Kryqit të Kuq bavarez, që të pesë fëmijët janë dërguar në spitalet më të afërt. Shoferi 64 vjeçar nga Ruhpoldingi nuk ka mundur ta parandalojë aksidentin. Ai gjithashtu ka përjetuar një shok, teksa nuk ka pësuar lëndime.
Nga pesë fëmijët, dy vajza kanë përjetuar lëndime të rënda dhe me helikopter janë dërguar në Klinikën Traunstein, ku është shtruar edhe një vajzë tjetër, për shkak të shokut që kishte përjetuar. Që të pesë fëmijët janë nga Shqipëria dhe farefis mes tyre, prej vitesh në Gjermani. /albinfo.ch/

















