Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Adelina Ismaili rikthehet në Kosovë me djalin e saj, por e mbushin me dhurata

Adelina Ismaili rikthehet në Kosovë me djalin e saj, por e mbushin me
Adelina Ismaili  padyshim është një nga këngëtaret  më të njohura në trojet shqiptare. Pavarësisht se ka kohë që është shkëputur nga skena e muzikës, ajo ka akoma shumë fansa. Adelina është edhe një nga nënat më të reja të shoëbizit shqiptar, këngëtarja solli në jetë djalin e saj të parë Uliksin.  Së bashku me partnerin e saj kishte kohë që jetonte në Zvicër,  por së fundmi është rikthyer në Kosovë.

Ka qenë vetë Adelina ajo që e ka ndarë me fansat këtë lajm duke treguar edhe dhuratat e shumta që kishte marrë nga motrat e saj, Ema dhe Zanfina Ismaili.

Një çantë, syze dhe kapele ishin dhuratat që  këngëtarja ka prezantuar në Instagram. “Kush ka teze botën ka. E kush ka motra ka YSL. Faleminderit Ema dhe Zani për dhuratat fantastike, ju duam♥” shkruan në postim ajo duke falenderuar motrat e saja publikisht për dhuratat./dritare.net