Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

40 minuta panik në avion/ Dëshmia e heroinës që shpëtoi të moshuarin nga dhuna e të birit!

40 minuta panik në avion/ Dëshmia e heroinës që shpëtoi
Në avionin e “Blue Express Panorama” të nisur nga Tirana në orën 16.45 për në Romë ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme, e cila detyroi pilotët të bënin ulje emergjente në aeroportin e Pescarës dhe pse ishin nisur nga Rinasi për në Romë.

Sipas “La Repubblica” një shqiptar rreth 30 vjeç, vetëm pak minuta nga nisja ka nisur të bërtasë me zë të lartë ndaj pasagjerëve të tjerë dhe më pas ka nisur ta godasë babain e tij pa pushim.

Për të qetësuar të riun dhe për të shpëtuar babanë e gjorë kanë ndërhyrë disa pasagjerë të tjerë dhe personeli, por i riu ishte gjithnjë edhe më shumë i irrituar.

Duke parë aktet e dhunës ndaj të atit të moshuar dhe kërcënimet ndaj pasagjerëve të tjerë, ka ndërhyrë, Simona Gori, drejtore e përgjithshme e kompanisë italiane “Consulcesi Group”, e cila ka arritur ta qetësojë për një moment duke e bërë që ai të flasë për problemet e tij. Avioni bëri ulje të detyruar në Pescara ku 30-vjeçari u arrestua ndërsa babai i tij u dërgua në spital.

“Në fillim pata frikë sepse ai djali po kërcënonte pasagjerët duke u thënë se kishte një pistoletë. Ishte shumë i zemëruar, bërtiste fort dhe qëllonte me grushte në fytyrë të atin që përpiqej ta qetësonte. Kuptova që kishte nevojë të fliste sepse u kërkonte ndihmë grave italiane që ishin në fluturim. Thoshte se kishte një borxh prej 40 mijë eurosh dhe se i kishin marrë peng gruan. Vendosa të ndërhyj duke i thënë se si mund ta ndihmoja. I kërkova të më tregonte historinë e tij. Ata u qetësuan për disa minuta dhe unë po përpiqesha ta mbaja në bisedë edhe duke i tërhequr vëmendjen nga babai i tij i moshuar që vijonte ta godiste. I ofrova ujë dhe i shpjegova që nuk i kisha ato para në ato momente, por mund të flisnim për atë që kishte ndodhur. Unë punoj në një kompani që është lider në trajnime dhe jam mësuar se si të përballem me njerëzit. Në atë moment po bëhej më pak agresiv duke mos e ngacmuar të atin. I kërkova komandantit nëse mund të ulesha pranë tij në mënyrë që të flisja më mirë, por nuk më lejoi. Kishte shumë tension te pasagjerët, pati shumë frikë kur ai nisi të kacavirrej nëpër sedilje duke iu drejtuar fundit të avionit. Së fundmi u ulëm në Pescara kur në bord u ngjitën policët që e morën me vete”, tha Simona Gori./e.k-Dritare.net