
Zgjedhjet në Britani, sondazhet favorizojnë Theresa May
E Enjte 8 Qershor 2017, 23:11
Dritare.net

Po sipas këtyre sondazheve, May mund të dalë në avantazh me 50 përfaqësues.
Zgjedhjet parlamentare pritet të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.
Britania e Madhe është totalisht e blinduar në këto zgjedhje. Edhe fushata zgjedhore u përqendrua te siguria kombëtare, pas tre sulmeve terroriste që goditën vendin në 3 muaj. Me rastin e zgjedhjeve nuk mungoi as satira e revistës së fort debatuar franceze “Charlie Hebdo”, e cila doli me kopertinën e Kryeministres May me kokë të prerë.
Tensioni i zgjedhjeve përfshiu edhe ekipet e xhirimit të mediave britanike, të cilat kaluan deri në përballje fizike për vendin e parë.

















