
Video/ Filmi i regjisorit Pjetër Malota. Van Damme, një shqiptar që hakmerret për babanë
Dritare.net

Përveç aktorit Van Damme, në film do të debutojnë edhe aktorët e tjerë si, Peter Stormare, Autumn Reeser, Maria Conchita Alonso dhe Kris Van Damme. Muzika në këtë film është shkruar dhe performuar nga reperi i njohur shqiptaro-amerikan Martin Malota.
Në një intervistë ekskluzive për Albanian American Vision, Pjetër Malota deklaron se “Van Damme luan rolin e tij si një shqiptar, i cili kur ishte 11 vjeç i vranë babain. Rritet në emigrim dhe bëhet burrë. Më vonë ai kthehet për ta kërkuar vrasësin e babait. Pasi e lokalizon vrasësin, i cili tani ishte një udhëheqës i mafias, ai ndeshet me të dhe grupin e tij duke i vrarë të gjithë”.
Ky udhëheqës i mafias më herët kishte qenë ministër serb, i cili kishte ushtruar dhunë mbi njerëzit që nuk e donin. Një ndër viktimat ka qenë edhe babai i djaloshit shqiptar Filip Shala, rolin e të cilit e luan Jean Coude Van Damme.
Ky film ofron nga Jean-Cloude Van Damme për përkrahësit e tij shumë ngjarje interesante ku përmes aftësisë së tij fizike dhe eksperiencës në filmat aksion, e bën këtë ngjarje edhe më të besueshme.
Ka kohë që Jean-Cloude Van Damme shfaq adhurimin e tij për popullin shqiptar, falë bashkëpunimit të frytshëm me regjisorin dhe aktorin e filmave aksion, Pjetër Malota, i cili tashmë për ne shqiptarët është një emër i njohur.

















