Na ndiqni edhe në

Modë

Video/ E pabesueshme. Ja cila është mënyra më e mirë për të prerë ananasin!

Video/ E pabesueshme. Ja cila është mënyra më e mirë
Ananasi, një frut kaq i mirë dhe kaq i shëndetshëm, por gjithmonë i vështirë për t’u prerë. Lëkura e këtij fruti është i trashë dhe kur provon për ta prerë, përfundon duke hequr një pjesë të mirë të frutit. Ananasi i konservuar është i tejngopur me sheqer dhe nuk ka shijen natyrale, nga ana tjetër, kutitë e ananasit të prerë, që shiten në supermarkete, në shumicën e rasteve janë pa lëng dhe të shtrenjta.

Por ja ku vjen kjo video, regjistruar në një vend ekzotik, ku shfaqet një shitës ambulant, i cili na tregon mënyrën më të mirë sesi të presim ananasin dhe të shijojmë frutin. Siç shihet, ai thjesht pret njërën anë të ananasit, më pas e pret nga brenda në mënyrë perfekte, në formë rrethore. Të njëjtën gjë bën edhe nga ana tjetër. Dhe ja, si pa hiç gjë, fruti del gati për t’u ngrënë, ndërkohë që lëkura mbetet e paprekur. Atë mund ta thani dhe ta përdorni për dekor në shtëpi./dritare.net