
U pickua nga një insekt, gruaja humb këmbët dhe një krah
Dritare.net

Ngjarja ndodhi në mes të muajit Mars, por lajmi është bërë i ditur vetëm këtë javë, shkruan Russia Today.
Sonja Kujas 43 vjeçe sapo kishte nisur ditën e punës në një kompani ku punonte si pastruese, kur u pickua në krah nga një insekt.
“Dallova menjëherë një gungë. Më pas nisa të kisha marrje mendsh, ftohtë e dhimbje. Koleget e mia morën menjëherë ambulancën“, tha Kujas.
Gruaja u shtrua në spital, por pas një ekzaminimi, mjekët e çuan atë në shtëpi. Megjithatë gjendja e saj vijoi të përkeqësohej dhe gruaja u dërgua sërish në spital, ku ra në gjendje
koma. Pickimi i insektit çoi në infeksion të rëndë në gjak.
Bashkëshorti i saj Andy tregoi sesi gjymtyrët e saj po vdisnin dhe po bëheshin të zeza. Në fund, jeta e gruas u shpëtua, por ajo humbi dy këmbët dhe krahun e majtë.
Infeksionet janë një komplikacion i rrallë në rastet e pickimit nga insektet, por gruaja, e cila tashmë lëviz vetëm me karrige me rrota, kërkon që të paralajmërojë njerëzit që të mos lenë pasdore qoftë pickimin më të vogël, pasi mund të jetë tepër i rrezikshëm.

















