Na ndiqni edhe në

Arkiv

Tregu mediatik në kaos, të gjithë ikin diku

Tregu mediatik në kaos, të gjithë ikin diku
Shprehjen tranzicion duket sikur e kemi harruar të paktën për shkak të fasadave dhe aparancës. Por në fakt tranzicioni ndihet kudo. Gjërat akoma nuk janë stabilizuar dhe nuk kanë marrë formën e duhur këtë shembull dua t’jua jap duke ju folur për tregun mediatik. Megjithëse jemi një vend i vogël me pak banorë, media të reja vijojnë të hapen e të tjera të mbyllen a thua se këto që janë nuk mjaftojnë. Gjithsesi kjo sjell dhe lëvizjen e atyre që bëjnë median sa në një Tv në një tjetër. Por kjo nuk vjen pasi gazetaret, moderatorët ose edhe një operator kanë nevojë për në një eksperiencë të re, jo, janë jo të mirë paguar aty ku punojnë, nuk ndjejnë siguri, pasi kontrat e punës nuk zbatohen dhe në raste edhe më të këqija kanë muaj pa marrë rrogat. Tashmë nuk ka më dallime, tani të gjithë ikin e vinë nga televizione të mëdha e të vogla, por rrjedhjet më të mëdha në staf kohët e fundit i ka pasur Top- Channel dhe Vizion Plus.

Genta Popa është portreti më i dashur i lajmeve të shqiptarëve, prej shumë kohësh. Zëri më i besueshëm dhe qëndrimi më serioz. Nuk është zhveshur kurrë në lajme dhe nuk ka bërë asgjë, që bëhet tani zakonshëm për vëmendje.

Dhe ia ka dalë të jetë më e dashura.

Ndërkaq Genta e Topit është edhe fytyra identifikuese e ish-Top Channel. Por Genta Popa e ka lënë tashme Top Channel. Ndalesa e saj është CNN. Televizioni më i ri që do të hapet së shpejti po merr figurat kryesore të TCH.

Është edhe Juli Krisafi e pasdites që po shkon te CNN. Ndërsa në emision atë pritet të zëvendësoj Bieta Sula e cila punon pas kamerave prej vitesh në Tv.

Ndërkaq sipas burimeve të dritare.net kjo shpërngulje e TCH në CNN nuk ka lidhje me rrogat, pasi pagesat e televizionit me të ri në vend, nuk janë shumë të larta.

Thjesht të gjithë duan të ikin nga TCH dhe besojnë se CNN është Topi i ri.

Ndërsa Anjeza Maja ka vendosur të shkojë në Tv Klan. Megjithatë nga Topi nuk po ikin vetëm prezantuesit dhe gazetarët, por edhe aktorët e emisionit më të sukseshëm “Portokalli”.

Bes Kallaku, Erion Isai, Florian Agalliu, Kimikati, janë disa nga të larguarit më të fundit nga ky Tv. Dy të parët tashmë janë pjesë e Tv Klan, Flori në Tvsh, ndërsa për Kimikatin ende nuk dihet.

Në këtë merkato moderatorësh televizivë për sezonin e ri, lëvizja e Turjan Hyskës nga “Vizion” në “Klan” është nga ato për t’u mbajtur mend.

Pas shumë vitesh, ai vendos të ndryshojë ekran, i ndjekur pas nga trupa e “Apartamenti 2 Xl”, së fundmi edhe nga bashkëshortja e tij.

Lëvizjet janë të shumta, pasi edhe gazetarët e terrenit nuk kanë gjetur qetësi duke lëvizur. Nëse gazetarët do të vijojnë gjatë të enden nëpër televizione, nuk e dinë, por një gjë është e sigurt që tregu mediatik është në një kaos të vërtetë. Valmira Dalipi/ Dritare.net/