Na ndiqni edhe në

Sport

Kush është Lamine Yamal, që shkroi historinë në këtë Europian!

Kush është Lamine Yamal, që shkroi historinë në

Me golin kundër Francës në gjysmëfinalen e Euro 2024, fantazisti i Spanjës Lamine Yamal bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Europianeve.

Yamal është një yll në rritje në botën e futbollit pasi shpërtheu në nivel klubi në sezonin 2023-24. Yamal është 16 vjeç, por ai do të mbushë 17 vjeç më 13 korrik. Ai ka lindur në vitin 2007, në Katalonjë, një komunitet autonom në Spanjë. Babai i tij është maroken dhe nëna e tij është ekuatoguine.

Kush është Lamine Yamal, që shkroi historinë në

Për cilin ekip luan Lamine Yamal?

Skuadra e klubit të Yamal është FC Barcelona në Spanjë, një nga skuadrat më të njohura në historinë e futbollit. Ai ishte shtatë vjeç kur familja e tij u transferua në Barcelonë, ku iu bashkua akademisë së të rinjve të ekipit. Pavarësisht moshës së tij te re, ai ka lënë tashmë shenjën e tij të parë me ekipin U-19. Më 25 tetor 2022 Yamal hyri si zëvendësues në çerek orëshin e fundit të ndeshjes gjatë fitores në miqësoren kundër Gjermanisë.

Kush është Lamine Yamal, që shkroi historinë në

Këtë sezon ai ka luajtur gjashtë ndeshje të Youth League me skuadrën e të rinjve të katalanasve, përfshirë humbjen në 1/8 kundër AZ, pastaj kampione e Evropës./M.K-dritare.net