Na ndiqni edhe në

Sport

Fillimi i dy legjendave! Historia që qëndron pas fotos së famshme të Messit me Yamal!

Fillimi i dy legjendave! Historia që qëndron pas fotos së famshme

Në vitin 2007, Lionel Messi realizoi një set fotografik me një fëmijë në Barcelonë. Messi, i cili ishte 20 vjeç, tashmë është kthyer në një legjendë të sportit dhe njihet botërisht. Por asokohe, ai që realizoi foto nuk e dinte se foshnja do të shënonte karrierë në futbollin ndërkombëtar, 17 vite më vonë. Lamine Yamal, është foshnja që ka pozuar krah Messit por sot ka rrëmbyer vëmendjen e kampionatit evropian, vetëm 16-vjeç.

Fillimi i dy legjendave! Historia që qëndron pas fotos së famshme

Goli i tij kundër Francës në gjysmëfinale të së martës, do të flitet me dekada. Ky gol, e bëri atë lojtarin më të ri që ka shënuar histori në këtë turne.

Fillimi i dy legjendave! Historia që qëndron pas fotos së famshme

Por fotoja e dyshes, Messi dhe Yamal, mori vëmendjen e rrjetit, pasi babai i këtij të fundit e postoi në Instagram, ku shkruante: "Fillimi i dy legjendave".

Fotot janë realizuar nga Joan Monfort, i cili punon si fotograf për Associated Press. Ashtu si Messi, Yamal vazhdoi të luajë për Barcelonën, ku u bë titullari dhe golashënuesi më i ri në ligën spanjolle. Monfort tha se vetëm kur fotografia filloi të bëhej virale në internet kuptoi se foshnja ishte Yamal.

“U ndjeva shumë i lumtur kur e mora vesh. Jam i lumtur që kjo foto është parë nëpër botë”, tha Monfort./M.K-dritare.net