
Ç'të bësh në plazh kur bën ftohtë? Na e thotë Bieta Sulo!
E Diel 26 Korrik 2020, 14:02
Dritare.net
Moti sot qenka me kapriço. Java që lamë pas ishte me temperatura shumë të larta, ndërsa kjo e diel, nuk është shumë me favorshme. Por sërish, plazhet janë të mbushura. Ç'të bësh nëse ke nisur pushimet, por moti të surprizon? Nisur nga Bieta Sulo, po ju japim një sugjerim. Vizitoni qytetin ku ndodheni. Shqipëria, nuk ka vetëm detin e mrekullueshëm, por edhe zonat përreth tij.
Bieta përshembull, veshi trikon , mori një shishe verë të cilën po e shijon buzë liqenit të Butrintit. Nëse jeni në Adriatik apo Jon, merrni parasysh që temperaturat do të ngrihen prapë, dhe do keni mundësi të bëni sërish plazh. Sot vishni atletet, dhe zbuloni qytetet./L.F-dritare.net

















