
Portokallia është gati për sezonin e ri dhe duket se janë zyrtarizuar ndryshimet. Xhemi Shehu nuk do të jetë në ketë spektakël, për shkak të impenjimeve të reja që ka.
Ndërkohë dhe regjisor i Portokallisë nuk do të jetë më Altin Basha, siç ju kemi thënë më parë në dritare.net dhe kishim të drejtë. Altini largohet pas 17 vjetësh dhe nuk duket se ka qenë një largim i dëshiruar.
Këto ditë është prezantuar me trupën regjisori i ri i Portokallisë. Është Indrit Çobani, një nga emrat e dashur të skenës dhe një prej regjisorëve më të mirë në vend.
Ndërsa aktorët e përfolur se do të iknin, nuk ndryshuan shtëpi./dritare.net

















