
Altin Basha lë Portokallinë, pas 17 vjetësh!
E Premte 4 Shtator 2020, 20:08
Dritare.net
Regjisori, Altin Basha do të largohet nga “Portokallia”. Më parë qarkulloi në medie lajmi se regjisori do të largohej bashkë me “Portokallinë” dhe se kishte lidhur kontratë me një televizion tjetër. Po vetë Altini i hodhi poshtë këto aludime.
Ndërsa sot, burime për dritare.net konfirmuan largimin e regjisorit nga spektakli i humorit, që e drejtoi për 17 vjet.
Edhe Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi kanë ikur, ndërsa tani i shoqëron edhe Altin Basha. Nuk dihet nëse kanë plane për të shkuar diku tjetër, por deri tani ajo që dimë është fakti se ata e lanë “Portokallinë”.
Gjithashtu nuk dihet se kush do të marrë drejtimin e spektaklit më të madh të humorit në vend, që do të rifillojë së shpejti, si gjithnjë në Top Channel./dritare.net

















