Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pas Ricchi e Poveri, në Vlorë vjen Pupo 

Pas Ricchi e Poveri, në Vlorë vjen Pupo 

Italia zbulon Vlorën. Një ngjarje kulturore fantastike e pret kryeqytetin e turizmit gjatë kësaj jave. Pas grupit Ricchi e Poveri, në Vlorë vjen këngëtari i famshëm italian, Enzo Ghinazzi, i njohur me emrin e artit si Pupo.

Pas Ricchi e Poveri, në Vlorë vjen Pupo 

Më 30 mars, ora 19:00, Pupo do të performojë në teatrin “Petro Marko”. Në këtë teatër dy muaj më parë performoi grupi i popit Ricchi e Poveri.



Grupet e zgjedhura italiane vijnë në Vlorë me mbështetjen e sipërmarrësit vlonjat dhe CEO-s së "Air Albania", Sinan Idrizi. Me iniciativën dhe mbështetjen e Sinan Idrizit që solli edhe grupin aq shumë të dashur Ricchi e Poveri që pati një sukses të jashtëzakonshëm, priten edhe grupe të tjera të cilat kanë të njëjtin destinacion, Vlorën./K.C/dritare.net