
Marina Vjollca rikthehet përsëri në vajzën e mirë dhe të ëmbël
Dritare.net
Pak ditë më parë, moderatorja e dashur për publikun, Marina Vjollca, i habiti ndjekësit e saj kur u shfaq me flokët të zeza dhe balluke. Ky ndryshim në look sigurisht që do të merrte vëmendje, pasi ishim mësuar me Marinën e ëmbël bionde.
Marina me flokë të zeza dukej më e ashpër dhe ëmbëlsia në fytyrën e saj ishte zhdukur. Dhe këtë pa përmendur nuk ia la as motra e saj, Luana Vjollca.
"Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës së ëmbël dhe të mirë???", komentoi Luana.
Por disa orë më parë moderatorja postoi një foto në profilin e saj në Instagram dhe shfaqet sërish bionde. Pra ata flokë kanë qenë paruke dhe Marina paska dashur thjesht të ngacmojë pak ndjekësit.
Në foto Marina shfaqet në makinë dhe ndodhet në Kosovë. Foton e shoqëruan shumë komente pozitive nga ana e fansave të saj./R.P/dritare.net

















