
Fifi ka vendosur të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother. Këngëtarja nuk dëshironte të vijonte më tej këtë eksperiencë, që për të u bë e papërballueshme emocionalisht.
“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda. Jam banore shumë e fortë, ta dini që po jua bëj lojën më të lehtë”, u tha Fifi banorëve të tjerë./L.F-dritare.net

















