Kolegët mbështesin Fifin: Ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre
Dritare.net
Miqtë e ngushtë të Fifit, kanë shprehur mbështetjen për të, pas debateve që janë zhvilluar në shtëpinë e Big Brother Vip. Flori Mumajesi, një shok i afërt dhe bashkëpunëtor i këngëtares, shkruan në instagramin e tij për Fifin:
“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti s’ke lidhje me helmin brenda tyre !
Të kryqëzuan se interneti u jep mundësinë të ndihen superior , të mençur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb"
Një këngë krijuar nga ty Fifi, aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e përkohshme…”
Bruno nga Three Dots ka realizuar këngën e shkruar nga Fifi në shtëpinë e Big Brother.
“Sytë më djegin jo vetëm nga pagjumësia.
Ti nuk ke mundësi ta shikosh postimin tim por jam i sigurt që do e ndiesh në zemrën tënde të bardhë.
Nuk e di ia kam dalë dot un me zërin tim nga studio, ti nga Big Brother por doja shumë ta ndaja me të gjithë pak nga shpirti yt”, shkruan Bruno.
Reagimet e tyre vijnë pas debatit të opinionistes së Big Brother, Balina Bodinakut, ku Fifi humbi ndjenjat dhe kërkoi më pas të linte shtëpinë. Në rrjet jo pak njerëz shkruajnë se ky ishte aktrim i këngëtares, ndërsa të tjerë e përkrahin Fifin dhe mendojnë se ajo duhet të largohet nga “Big Brother VIP” për shkak të gjendjes shëndetësore dhe vështirësisë për të përballuar lojën./L.F-dritare.net