Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Armiqtë e përbetuar të Ledri Vulës, kanë një mesazh për të dashurën e tij!

Armiqtë e përbetuar të Ledri Vulës, kanë një

Ditën e djeshme Ledri dhe Sara në një mënyrë tepër emocionuese konfirmuan se së shpejti do të bëhen prindër të një vajze. Mes gjithë urimeve dhe komenteve që mori çifti, erdhi një deklaratë jo fort e hijshme nga Twitter-i i Dj Blunt dhe Real1, të cilët ia drejtuan Sarës.

Reperët, armiqtë publik të Ledrit, ripostuan videon e tij dhe shoqëruan me shkrimin:

"Eh moj Sara Hoxha, pas 5 vjetësh, kur ta kapësh duke të tradhtuar, ke për të kërkuar këtë moment, me e pas thikën në dorë e me ia ngul tejpërtej, por do të jetë vonë".

Armiqtë e përbetuar të Ledri Vulës, kanë një

Sigurisht, një koment i tillë nuk është pritur mirë dhe i kanë kërkuar dyshes të mos nxisin urrejtje, sidomos në një moment të tillë.

Sherri mes Ledrit dhe dyshes Blunt dhe Real ka nisur në vitin 2018, kur Blunt në Insatgramin e tij shprehu gjithë hatërmbetjet që kishte me Ledrin dhe Gjikon. Ledri në intervista të ndryshme është shprehur se nuk e kupton se nga vjen gjithë ky inat dhe mllef ndaj tij. Kjo nuk është hera e parë që Blunt bën komente ofenduese rreth karrierës së Ledrit, por këtë herë fyerjet ishin të tepërta./R.P-dritare.net