Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Arjan Konomi për Sindin: Tinëzare. Desh na rrahe Mevlanin!

Arjan Konomi për Sindin: Tinëzare. Desh na rrahe Mevlanin!

Arjan Konomi, opinionisti i Përputhen, nuk e priti aspak me fjalë të mira sonte Sindin pasi u rikthye. Ai e vijoi fjalën e tij, aty ku e la para disa ditësh. Tinëzare tha Arjani për të. Ai e kritikoi për sjelljen, ndërsa tha se si një artiste nuk i kanë aspak hije këto veprime.

“Më la një shije shumë të keqe nga Sindit. Për të manipuluar të gjithë situatën. Je tinëzare dhe si kunadhe. E tregove. U kape me Julin për një fjalë. Se atë fjalë e kam thënë unë. Ta kam thënë para disa javësh dhe qeshëm të gjithë. Dhe po i kërkon llogari Julit duke mos pasur kurajon të kërkosh falje për të gjitha çfarë ke bërë. Dhe duke manipuluar situatën. I kërkon llogari Julit për një fjalë që ta kam thënë unë. Perversiteti është një diçka ndryshe nga ajo e zakonshme. E akuzove për seksizëm. Sepse bilbilose edhe të dielën që kaloi dhe të thash që je e paformuar. Nuk ndërhyra.

Arjan Konomi për Sindin: Tinëzare. Desh na rrahe Mevlanin!

Se do dukej sikur e kemi personale. Ai seksizmi që të fryu. Merre me sportivitet. Ajo të bëre të silleshe në këtë mënyrë se desh na rrahe edhe Mevlanin. Nuk i ka hije një artisteje dhe një violinisteje. Seksizëm, në jemi në një emision dashurie. Ti je viktimë e asaj fryrje dhe mbushje mendje që të bënë. Dhe e besove. Seksizëm është kur ti ngacmon seksualisht apo diskriminon një marrëdhënie. Në një emision të tillë s’ka seksizëm”, iu drejtua Arjani Sindit./L.F-dritare.net