Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Për'puthen/ Sindi tenton të godasë Mevlanin dhe largohet nga emisioni!

Për'puthen/ Sindi tenton të godasë Mevlanin dhe largohet nga

“Je si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”, ishte komenti i Julit një nga djemtë e rinj në puntatën e sotme në “Përputhen”, që nxehu Sindin, duke e detyruar të largohet nga studioja.

Juli: Unë se kuptoj këtë, doli me një, me dy, me tre, e tj. këto janë perversitet, të dalësh me të tërë javë për javë.

Sindi: Çfarë po thua, kush je ti të bësh këto komente për mua?

Juli: Unë s’ta thashë për gjë të keqe, mbase ti si mban shaka e tilla. Më kishin thënë që je vajzë e mirë. Ne e themi në jug këtë se vaji i Borshit është i mirë, dhe ta thashë si kompliment, por ti e more ndryshe.

Sindi: Këto janë ofendime seksiste.

Nga kjo përballje,ka reaguar dhe Mevlani, duke shtuar se ishte kompliment.

Mevlani: Nuk tha ndonjë gjë, se kompliment ishte!

Sindi: Seriozisht e keni ju, mjaft tani boll!

Menjëherë më pas Sindi çohet dhe shkon drejt Mevlanit nga ku duket se do ta godasë, por aty ndërhyjnë të gjithë konkurrentët dhe Sindi ka lënë studion./M.M-dritare.net