Na ndiqni edhe në

Showbiz

Viktoria Beckham rrëfen sekretin se pse nuk buzëqesh kurrë në foto!

Viktoria Beckham rrëfen sekretin se pse nuk buzëqesh kurrë

Victoria Beckham ka treguar së fundmi arsyen pse kurrë nuk buzëqesh në foto. Ajo ka rrëfyer se ky detaj lidhet me kompleksin e saj rreth lëkurës.

Stilistja 50-vjeçare, mori vëmendje në rrjet pasi gjithmonë shfaqet duke mos buzëqeshur.- shkruan DailyMail.

Victoria është shprehur se është përballur me aknet në adoleshencë dhe për të ka qenë e vështirë të fitojë përsëri sigurinë në paraqitjen e saj.

Në një intervistë për The Telegraph, Victoria tha se ndihej jo rehat kur bënte foto dhe nuk ndihej e lumtur brenda vetes për të dhënë një buzëqeshje.

Victoria tha: Ndoshta dukesha e ashpër në shumë foto, por nuk ndihesha rehat, prandaj.

Dhe nuk ishin vetëm problemet me lëkurë që çuan deri tek paraqitja e saj serioze, por edhe dieta e rreptë.

Victoria ka një dietë mjaft të kufizuar, ku bashkëshorti i saj, David Beckham dikur tregonte se ajo ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë për 25 vjet, peshk i pjekur dhe perime të ziera./E.P/dritare.net