U akuzua për përdhunimin e një 13-vjeçarje, Jay-Z shfaqet në tapetin e kuq!
E Martë 10 Dhjetor 2024, 12:12
Dritare.net
Jay-Z është paraqitur në tapetin e kuq së bashku me gruan Beyonce dhe vajzën e tyre Blue Ivy Carter një ditë pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare.
Reperi , 55 vjeç, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, pozoi i buzëqeshur me familjen e tij gjatë premierës në LA.
Ishte premiera e filmit The Lion King, në të cilin luajnë Beyonce , dhe vajza e tyre 12-vjeçare Blue Ivy.
Paraqitja e tij erdhi një ditë pasi u ngrit një padi federale duke e akuzuar atë për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare pas MTV Video Music Awards në 2000.
Akuzuesi, i cili identifikohet si "Jane Doe", tha se sulmi ndodhi në një festë./E.P-dritare.net