
Rozana Radi: O Valbona, Laerti nuk të do! E ka zemrën e zënë jashtë!
E Shtunë 22 Mars 2025, 21:09
Dritare.net
Një debat i fortë ka shpërthyer mes Rozana Radit dhe Laertit brenda shtëpisë së Big Brother. Me tone të larta, Rozana i është drejtuar Laertit duke e akuzuar se nuk ka ndjenja për Valbonën.
“Thuaje të vërtetën që nuk e do Valbonën!”, – është shprehur ajo, duke theksuar se një burrë në moshën e Laertit nuk dashuron në mënyrën si ai sillet.
Gjithashtu, Rozana ka zbuluar një detaj të rëndësishëm, duke thënë se dy javë para hyrjes në shtëpinë e Big Brother, Laerti i kishte rrëfyer se e kishte zemrën e zënë dhe ishte i dashuruar.
Ky debat ka ndezur diskutime të forta mes banorëve, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo situatë në marrëdhënien mes tyre./E.P-dritare.net

















