
Dje, është zhvilluar premiera e shumëpritur e filmit "Pasaporta", i cili ka tërhequr vëmendjen e shumë yjeve dhe pasionantëve të kinemasë. Filmi, i realizuar nga partneri i Arbana Osmanit, Eduart Grishaj solli një atmosferë të jashtëzakonshme dhe mbushi sallat plot.
Teksa ka shpërndarë disa foto nga premiera Arbana Osmani shkruan:
“Mbrëmë ishte magji tek premiera e filmit Pasaporta mes yjesh. Faleminderit të gjithë atyre që erdhën dhe i mbushën të gjitha sallat plot që ditën e parë. Akoma më shumë faleminderit atyre që nuk erdhën, se nuk di ku do t'ju kishim ulur :) Ky është vetëm fillimi i një udhëtimi të bukur së bashku që filloi dje në Tiranë dhe sot vazhdon në Prishtinë, e më pas Londër, Athinë, Firence, Bari, Milano, Zyrih, Basel, Lausane, Gjenevë, Bern, Berlin, Dusseldorf, Frankfurt, Augsburg, Bruksel, New York, Michigan, Toronto etj. Historia më e bukur e dashurisë është në çdo kinema, dhe ju që po e ndiqni jeni në zemrën time.”- shkruan moderatorja/ E.P=dritare.net

















