
Përplasje dhe ofendime, kush është banori që la shtëpinë e Big Brother!
Dritare.net
Banori i formatit “ Big Brother Vip Kosova” Eduart Kuqi është larguar nga gara për çmimin e madh.
Largimin e tij Edi e ka kërkuar “Live” kur ndërpreu moderatorët dhe tha se dëshiron të largohet nga shtëpia.
“Unë do të dalë nga shtëpia sot”- tha Eduarti
“Ka shumë arsye, kam folur edhe me produksionin, kanë qenë disa arsye të mëdha. Unë dua të largohem prej shtëpisë, nuk kam asgjë me banorët”.
Ky vendim i menjëhershëm i ka habitur të gjithë teksa prezantuesit i kërkuan që të reflektojë për pak dhe më pas të marrë vendimin.
“A dëshironi që të rri me zor? Ka kohë që po e mendoj largimin tim. Nuk ka nevojë. Mos më detyroni që të thyej derën. Do bëjë gati valixhet dhe do të dal.”-tha ndër të tjera banori
Kujtojmë që përplasje të forta kishin ndodhur në shtëpi pasi është publikuar videoja kur Edi dhe Driloni kanë ofenduar banoren Sara Kolami. Edi e ofendon atë, me fjalë banale./E.P/dritare.net

















