
Nis edicioni i tretë i Big Brother Vip Kosova, ja kush janë banorët!
Dritare.net
Big Brother VIP Kosova ka nisur edicionin e tij të tretë duke sjellë një kast të ri personazhesh nga fusha të ndryshme. Banorja e parë që shkeli në këtë shtëpi është këngëtarja Rovena Stefa, duke vazhduar Kevin Edmond. Pjesë e formatit u bë edhe modelja shqiptare, Diana e cila jeton në Norvegji. Banori i katërt është aktori shqiptar Besforti Daka. 24 vjeçarja Bay T e cila vjen nga qyteti i Mitrovicëdhe u bë pjesë e këtij formati si banorja e 5-të. Banori i gjashtë i shtëpisë më të famshme është gazetari Vullnet Krasniqi. Banorja e shtatë që i bashkohet BBVK3, është aktorja Sara Kolami, e cila në klipin e saj u prezantua si një stjuardesë, por në skenë u shfaq me mjaftë elegancë, ku u krahasua edhe si ‘Marilyn Monroe’. Banori i tetë është Leonardo Gashi, ai tregoi se është lindur dhe rritur në Gjermani. Burim Vatovci është banori i nëntë që i bashkohet BBVK3, në prezantimin e tij ai ka treguar se synon që të arrij sa më larg në këtë edicion. Lejla, ishte banorja e dhjetë e këtij edicioni. Drilon Rama me profesion boksier bëhet banori i 11-të i këtij kasti. Humoristi i ‘Portokallisë’ Rrezart Veleshnja bëhet konkurenti i 12-të i shtëpisë së “BBVK”. Pas aktorit nga Shqipëria hynë edhe Arioni, Xheneta, Aria, Gjesti, Gresa, Mevlani, Ana dhe Drenusha Latifi./E.P/dritare.net

















