Na ndiqni edhe në

Showbiz

Mesazhi që i dha Bes Kallaku, Xhensila Myrtezajt me këngën e fundit!

Mesazhi që i dha Bes Kallaku, Xhensila Myrtezajt me këngën e

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndër emrat më të lakuar të mediave rozë sidomos pas ndarjes nga njëri-tjetri. Pak ditë më parë Besi ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me këngëtaren Eli Malaj.

Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur.

“Falja, të gjithë më thonë falja, jo nuk ma bën zemra. Doja të ta falja. A ia vlejti kur zemrën e shite”- janë disa nga vargjet e këngës, ku nënkuptohet se fajtore e ndarjes mund të ketë qenë Xhensila.

Kujtomë që këngëtarja dhe aktori i humorit kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre, ndërsa dokumentet e depozituar në gjykatë nga ana e Xhensila Myrtezajt për zgjidhjen e martesës kanë zbuluar detaje nga ndarja e çiftit, prindër të dy fëmijëve. Në dokumentet e depozituara në gjykata nga ana e këngëtares mësohet se ish-çifti prej rreth 1 viti nuk jetojnë së bashku. Në padi thuhet se martesa e tyre ka qenë harmonike, por në dy vitet e fundit marrëdhëniet në çift janë acaruar. Gjithashtu, thuhet se martesa ka mbetur formale, nuk funksionon më dhe ka humbur kuptimin e saj për të cilin është lidhur. Shkak, sipas padisë, kanë qenë keqkuptimet e vazhdueshme, të cilat edhe pse me përkushtim nga të dyja palët, nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjidhje përfundimtare./E.P/dritare.net