Na ndiqni edhe në

Showbiz

Maja për ish-bashkëshortin: Ka probleme me drogën dhe alkoolin!

Maja për ish-bashkëshortin: Ka probleme me drogën dhe alkoolin!

Pas ndarjes me sherr e konflikt, këngëtarja e njohur Maya është në një proces divorci me bashkëshortin e saj, Arben Ulbrich. Maya është shprehur se procedurat për ndarjen e tyre s’kanë përfunduar ende, duke shtuar se shpreson që në nëntor të finalizohet procesi i divorcit.

“Divorci nuk ka përfunduar ende. Shpresoj që në nëntor të përfundojë, shpresoj. Është një temë që nuk di çfarë të them sepse u bë shumë pis, u morën gjëra të pavërteta dhe u nxorën si të vërteta”, tha ajo në një intervistë në emisionin “Rudina”.

Këngëtarja u shpreh se i shoqi po përdor djalin e tyre për ta mërzitur, duke theksuar se nuk ka dashur që problemet e tyre të bëhen publike pasi është babai i fëmijës së saj.

“Babai i djalit, ai ka probleme shumë të theksuara prandaj u thashë të gjitha televizioneve kur po më merrnin që mos më merrni në këtë pikë sepse është babai i fëmijës tim, e kemi pasur si e kemi pasur hallin, herë ashtu, herë ashtu, janë probleme të mëdha edhe unë nëse do t’i them të gjitha këto gjëra, nuk është mirë, nuk ka nevojë të marrë vesh publiku tani të gjitha hallet tona që kemi, unë jam munduar të nxjerr pjesët e bukura. Unë e kam dashur shumë familjen, jashtëzakonisht shumë dhe sakrifikova shumë, humba shumë nga vetja, durova shumë gjëra që s’kisha pse, s’kisha asnjë interes, zero fare në asnjë drejtim, as financiar, as dashuror, asgjë zero dhe doja vetëm që djali të rritej me baba dhe i kalova të gjitha këto duke luftuar, i kalova vetëm e vetëm për atë fëmijë dhe ai fëmijë m’u bë prapë se shkonte ma merrte prapë i pirë nga kopshti, m’u rrezikua jeta e djalit, s’kisha më mundësi tjetër, nuk kisha më, ishte jo te muri, por pas muri. Nuk funksiononte më, ishte rrezik vdekjeje. Shkon pastaj dhe merr një video që e bën vetë, vjen te shtëpia ime sepse ishte e imja, u mundua ta merrte, ta bënte, nuk e mori dot, bëri dokumente false, çfarë po bëhet kështu, e rregulluam prapë me hipotekën, e kthyem prapë në gjendjen e mëparshme”, tha këngëtarja

Artistja pretendoi se ish-bashkëshorti i saj është përdorues droge dhe alkooli, ndërsa theksoi se ka luftuar shumë që ai të hiqte dorë, por nuk ndodhi.

“Të bësh gjithë këto sakrifica, të durosh kaq shumë padrejtësi sepse ishi im ka pasur problem shumë të madh me alkoolin dhe me drogën dhe i ka. Unë kam luftuar shumë fort, por shumë, shumë, shumë që të hiqte dorë nga kjo gjë dhe bëri një kurbë dikur, zgjati vetëm dy muaj e gjysmë dhe ishin dy muajt e gjysmë më të qetë të jetës sime. Por është një natyrë kameleoni që është herë prift, herë hoxhë dhe është i ndikuar nga këto gjëra. Televizionet tani, ti e sheh, unë po të them që ka shumë probleme, ti për çfarë e nxjerr atë, kush është ai që e nxjerr? Për çfarë? Përse? Përse duhet ta bësh këtë gjë? Përse duhet të luash me jetën e një fëmije?”, tha ajo./E.P/dritare/net