Na ndiqni edhe në

Showbiz

Luizi shpërthen në lot: Unë e njihja Pal Kolën! 

Luizi shpërthen në lot: Unë e njihja Pal Kolën! 
Me lot në sy, Luizi ka treguar se e njihte Pal Kolën që mbeti i vrarë nga sulmi që iu bë Top Channel mesnatën e së hënës.

“Po qaj se unë e njihja Pal Kolën dhe më vjen shumë keq. Jam i bindur që ai lloj sulmi nuk ka qenë për ne. Nuk gjej emër t’i vendos këtij akti terrorist, po mund të them që të gjithë bashkë mund t’ia dalim, duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca jonë, se jeni në lëvizje atje jashtë. Falë jush ne këtu brenda jemi të sigurt, kemi njëri-tjetrin. I them familjes së të ndjerit që në fund të rrugëtimit tim, çfarë do që të marr me vete, një pejsë do t’ua dhuroj.”, tha Luizi./K.C/dritare.net