Na ndiqni edhe në

Showbiz

Largimi i Heidi Baçit nga Shqipëria, Egla Ceno: U tregua e dobët!

Largimi i Heidi Baçit nga Shqipëria, Egla Ceno: U tregua e

Egla Ceno, fituesja e Big Brother Vip3, ka komentuar vendimin e Heidi Baçi për t’u larguar nga Shqipëria.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit e saj në instagram, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

“U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy.

Largimi i Heidi Baçit nga Shqipëria, Egla Ceno: U tregua e

Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë. Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

“Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

“As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla Ceno.

Largimi i Heidi Baçit nga Shqipëria, Egla Ceno: U tregua e

Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit./E.P/dritare.net