Familjarët i kërkuan të dilte nga BBV, ja me kë u takua Ana gjatë spektaklit!
Dritare.net
Dy nga banorët e Big Brother Vip, Ana dhe Kevini kanë krijuar një marrëdhënie shumë të ngushte me njëri tjetrin në shtëpi, e cila duket si një romancë mes tyre.
Mirëpo 1 javë më parë familjarët e Anës treguan që nuk ishin dakord me këtë zgjedhje të saj dhe i dërguan një letër që ajo ta linte shtëpinë.
Ana e refuzoi kërkesën e familjarëve dhe më pas pati një telefonatë me motrën e saj e cila e këshilloi të luante vetëm dhe të distancohej nga Kevini.
Spektaklin e fundit ishte nëna e Kevinit ajo e cila i bëri një surprizë djalit të saj duke u futur në shtëpi për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo për të vazhduar rrugëtimin e nisur.
Përtej këtyre nëna e Kevinit nuk nguroi të thonte edhe disa fjalë rreth situatës së këtij të fundit me Anën teksa ka shprehur shqetësimin që familjarët e saj kanë ndërhyrë mes dyshes.
“Dashuria është mbi gjithçka, por ndërhyrjet familjare nuk më kanë pëlqyer,” tha ajo.
Ana i’i përgjigj nënës së Kevinit duke i thënë se problemi i familjarëve nuk ishte djali i saj por atyre nuk u kishte pëlqyer hyrja e Anës në BBV që në fillim me pretendimin se ishte e re dhe mund të gabonte.
“Kishin rezerva për hyrjen time që nga fillimi, nuk e kanë pasur për Kevinin,” tha Ana/E.P/dritare.net