Na ndiqni edhe në

Showbiz

Edi në lot, Dolce e quan veten single në Grande Fratello!

Edi në lot, Dolce e quan veten single në Grande Fratello!

Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me surpriza dhe një moment që ka habitur fansat e çiftit Dolce–Edi.

Dolce hyri në shtëpinë e Grande Fratello-s dhe që në minutat e para të qëndrimit të saj tërhoqi vëmendjen me sjelljen, energjinë dhe përgjigjet spontane.

Gjatë prezantimit me banorët italianë, njëri prej tyre e pyeti drejtpërdrejt:

“A je e lidhur?”

Dolce u përgjigj menjëherë dhe pa hezitim:

“Jo, jo.”

Asnjë përmendje për Edin i cili shpëtheu në lot me largimin e saj.

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta, pasi në BBVK dyshja u pa shpesh së bashku, me afërsi dhe momente të ngrohta që krijuan idenë e një lidhjeje romantike.

Në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë komentet:

Disa mendojnë se Dolce po ndjek një strategji loje për t’u dukur më misterioze për publikun italian.

Të tjerë besojnë se ajo e ka parë raportin me Edin si flirt brenda shtëpisë, jo si diçka serioze.

Hyrja e saj në Grande Fratello ka ndezur menjëherë diskutime, ndërsa fansat presin të shohin si do të zhvillohet loja dhe çfarë do të ndodhë me dinamikën Dolce–Edi pas këtij momenti të papritur./dritare.net