Aurela Gace çon vajzat në Terbaç, kthim në shtëpinë e të parëve!
Dritare.net
Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe ka ndarë me ndjekësit në instagram momente të veçanta nga një vizitë në fshatin Tërbaç në Vlorë. Në këtë udhëtim të veçantë, ajo ka marrë me vete dy vajzat e saj, duke i njohur ato me rrënjët dhe historinë familjare.
“Dje, bashkë me familjen, shkuam në Tërbaç, në vendlindjen e babait tim, ku kanë lindur e jetuar breza të tërë. Babai vjen nga prindërit e tij me mbiemrat Gaçaj dhe Gjondedaj.
Sa ndjenjë e bukur të shkelësh aty ku kanë lindur dhe janë rritur paraardhësit e tu. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rritet me ty ajo dashuria për atë gjak që rrjedh në dejet e tua.
“Gjinakriq”, vendi ku mali puth retë, ku mali i Çikës të shfaqet madhështor përpara syve… më vinin në mend historitë që më tregonte gjyshja, ku shtatzëne ngjiste Malin e ngarkonte turren e druve ne shpine, e sipër saj edhe një nga fëmijët e vegjël… eh!
Jetë e vështirë, por ja që nga ata dy gjyshër të vuajtur, ku gjyshi mësoi vetë shkrim e këndim, erdhën në jetë fëmijë që ai i shkolloi të gjithë, me profesione si oficerë, mësues, agronomë… por mbi të gjitha, i rriti si fëmijë të ndershëm, të devotshëm, të mirë dhe të dashur me familjet e tyre dhe me ata që i rrethonin.
U mbusha me jetë dhe emocion.”-shkruan kengetarja labe ne instagram./E.P/dritare.net