
Aleksia Peleshi: Nuk do futesha në BBV, niveli i bisedës është aq i ulët!
Dritare.net
Vajza e Ministrit të Mbrojtjes, Aleksia Peleshi, një emër i njohur për rrjetet sociale, shpesh ndan foto nga përditshmëria e saj. Ajo shfaqet shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi me ndjekësit e saj ka zhvilluar një “Ask Me” në llogarinë e saj në instagram.
Kur është pyetur nga një ndjekës nëse do të dëshironte që të merrte pjesë në “Big Brother VIP”, Aleksia është shprehur se nuk do të futej për shkak të personave të pranishëm.
“Jo nuk do futem. E para jam në shkollë, e dyta pavarësisht se si produksion është shumë i arrirë, banorët e sivjetshëm me aq sa kam parë kanë probleme të theksuara me etikën, komunikimin, bashkëveprimin. Disa prej tyre përçojnë një farë ligësie që nga ekrani. Unë nuk bëhem dot pjesë e një grupi njerëzish ku niveli i bisedës është aq i ulët. Ose do dal që aty si McGregor pastaj”, shkruan Aleksia./A.Q-dritare.net

















