Na ndiqni edhe në

Shëndet

Veshkat nuk po funksionojnë, cilat janë shenjat që duhet të na shqetësojnë!

Veshkat nuk po funksionojnë, cilat janë shenjat që duhet të

Sëmundjet kronike të veshkave po bëhen çdo ditë e më shumë një problem i shëndetit publik në mbarë botën, të cilat shoqërohen me një numër të lartë të vdekshmërisë. Ato fillojnë në mënyrë të heshtur, shenjat dhe simptomat janë jo specifike të tilla si: dobësi trupore, lodhje, ulje të oreksit, çrregullime të urinimit, ënjtje të syve në mëngjes, ënjtje të këmbëve apo dhimbje muskulore. Sëmundjet më të shpeshta të veshkave janë infeksionet urinare, gurët në veshka, sëmundja kronike e veshkës dhe dëmtimi akut i veshkës. Zakonisht këto sëmundje shfaqen edhe më shumë me rritjen e moshës, por të gjitha grupmoshat rrezikojnë të preken nga sëmundjet e veshkave. Por cilat janë simptomat që duhet të na bëjnë ta rikthejmë vëmendjen tek veshkat. Për të mësuar se si të mbrojmë veten nga dëmtimi i veshkave në mënyrë të pakthyeshme, duhet patjetër të mbajmë vesh këshillat e mjekes nefrologe Benereta Hoxha.

Ajo tregoi në DritareTV disa nga simptomat që mund të vërejmë tek vetja nëse shqetësimet me veshkat kanë filluar dhe përmendi kryesisht lodhjen, urinimin e shpeshtë dhe të pakontrolluar së bashku me ënjtjen e kyçecve apo edhe fytyrës.

“Të dyja gjinitë preken nga problemet nme veshkat. Preken mosha e reja nga infeksionet urinare, ka fëmijë që mund të vuajnë nga reflukset, janë anomali të lindura. Nëse nuk tregohet kujdes që në fëmijëri veshka fishket pra rrudhoset dhe humbet funksionet e saj. Pamjaftueshmëria e funksionit të veshkave nuk jep shenja të dukshme që në fillim. Një ndjenjë lodhjeje që vjen nga anemia që krijojnë këta lloj pacientësh, dhimbje kyçesh të lehta, mungesa e oreksit, një gjumë jo i mirë natën, sytë në mëngjes mund të jenë pak të fryrë dhe pastaj më vonë shikojnë një ënjtje dhe të këmbëve. Shenjë tjetëtr ëshhtë edhe mënyra e të urinuarit, nuk urinojnë më si më parë, kanë vështirësi ose dhe djegie urinare, urinime shumë të shpeshta por një nga shenjat e dukshme është urnimi i shpeshtë natën sepse veshkat janë të lodhur. Mbas moshës 40 vjeçare të shoqëruara me sëmundje të tjera nis një lloj dëmtimi i veshkave por me vizita të vazhdueshme mund të rikuperohet pa u kthyer situata në një dëm të pakthyeshëm.”, u shpreh Hoxha./K.C/dritare.net