Na ndiqni edhe në

Shëndet

7 fakte befasuese rreth leucemisë

7 fakte befasuese rreth leucemisë

Burimi: CNN

Kanceri i gjakut, i njohur si leucemi, ndodh më shpesh te të rriturit më të mëdhenj se 55 vjeç, por është gjithashtu kanceri më i zakonshëm tek fëmijët më të vegjël se 15 vjeç. Këtu janë disa fakte që mund të mos i dini në lidhje me këtë sëmundje.

1. Jo të gjitha leucemitë janë njësoj.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të leucemisë: akute dhe kronike. Leucemia akute zhvillohet te qelizat e pazhvilluara, të quajtura blaste, rritet me shpejtësi, dhe kërkon trajtim të menjëhershëm. Leucemia kronike zhvillohet ngadalë te qelizat më të zhvilluara që mund të sillen normalisht për periudha të gjata kohore dhe më pas hyjnë në një fazë ku ato rriten më shpejt. Leucemia kronike mund të mbetet pa u vënë re për shumë vite para se të diagnostikohet.

2. Llojet e ndryshme të leucemisë përfshijnë lloje krejtësisht të ndryshme të qelizave.

Mjekët klasifikojnë rastet e leucemisë bazuar në llojet e qelizave që preken. Dy lloje të leucemisë ndodhin brenda sistemit tuaj imunitar: leucemia akute limfocitike (ALL) dhe leucemia kronike limfocitike (CLL). Dy llojet e tjera përfshijnë qelizat mieloide. Ato përfshijnë leucemi akute mielogjene (AML), dhe leucemi mielogjene kronike (CML).

3. Jo të gjitha leucemitë duhet të trajtohen menjëherë.

Njerëzit të cilët diagnostikohen me një formë kronike të leucemisë dhe nuk po shfaqin ende simptoma mund të mos kenë nevojë për trajtim të menjëhershëm. Mjekët monitorojnë leuceminë dhe, nëse bëhet më aktive, do të fillojnë terapinë.

4. Fëmijët dhe të rriturit kanë tendencë të preken nga lloje të ndryshme të leucemisë.

Llojet më të zakonshme të leucemisë tek të rriturit janë AML, e cila tenton të zhvillohet tek njerëzit e moshuar, në një moshë mesatare 67 vjeç, dhe leucemia kronike limfocitike (CLL). Ekspertët nuk e kuptojnë ende pse leucemia merr forma të ndryshme në grupe të ndryshme të moshës.

7 fakte befasuese rreth leucemisë

5. Shumica e fëmijëve me leucemi mbijetojnë.

Kur bëhet fjalë për pacientë me leucemi akute limfocitare (ALL), më shumë se 90% e pacientëve më të rinj se 15 vjeç e mposhtin këtë sëmundje. Për fëmijët më të vegjël se pesë vjeç, mundësia për ta mposhtur këtë sëmundje është edhe më i lartë - gati 93%. Ky është një lajm me rëndësi, pasi në 1960, niveli i mbijetesës për fëmijët ishte vetëm 10%.

7 fakte befasuese rreth leucemisë

6. % e atyre që e mposhtin leuceminë, është e madhe

Shkalla e mbijetesës në Shtetet e Bashkuara është katërfishuar në 50 vjetët e fundit; sot, më shumë se 60% e pacientëve me leucemi e kanë mposhtur sëmundjen pas 5 vjetësh trajtim. Në vitet 1960, shkalla e mbijetesës ishte vetëm 15%. Edhe me përmirësimin e dukshëm që tregojnë statistikat e fundit, leucemia aktualisht është akoma një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjeve.

7. Prek më shumë burrat

Leucemia është pak më e zakonshme tek burrat sesa tek gratë./L.F-dritare.net