
Prifti: Shkarkova filma porno me fëmijë për t’u hakmarrë ndaj Perëndisë
Dritare.net

Sipas të dhënave paraprake, Gugliotta u tha oficerëve të provës se ai ishte një lojtar i zjarrtë i pokerit dhe ai ndjeu se Perëndia po e sulmonte kur humbi lojërat. Për të marrë hak mbi Perëndinë, Gugliotta tha se shkarkoi filma porno me fëmijë.
Gugliotta u arrestua në shtator 2016 dhe u akuzua për 20 akuza për posedimin e pornografisë së fëmijëve dhe 20 akuza për shpërndarjen e imazheve të fëmijëve të përfshirë në aktet seksuale. Në mars, ai u deklarua fajtor për një akuzë dhe u lirua nga 39 akuzat e tjera.
Gugliotta do të mbetet në provë për pesë vjet pas lirimit të tij dhe kërkohet të regjistrohet si shkelës i seksit për 25 vjet. Ai u hoq nga famullia nga Kryepeshkopata e Newarkut në shtator, pasi mësuan për hetimin.
Gugliotta gjithashtu mund të përballet me largimin nga priftëria “tani që procesi në gjykata ka përfunduar,” tha Jim Goodness, drejtor i komunikimeve për Kryepiskopin e Newark, në Seattle Times./oranews

















