
Rama: Meta meriton të shkarkohet, por ne i nënshtrohemi Venecias!
Dritare.net
Sot Kuvendi po mban seancë plenare, për të miratuar raportin e Komisionit Hetimor, në lidhje me shkeljet kushtetuese të presidentit Meta. Mazhoranca në komision, deklaroi se Meta ka bërë shkelje, por nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar atë . Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama tha se raporti i Komisionit të Venecias, është një pikë referimi dhe përsa kohë, tha kreu i qeverisë , që në të shkruhet se shkeljet nuk janë të mjaftueshme për ta shkarkuar, nuk mund të veprojnë ndryshe. Por uji i Venecias tha Rama, nuk e ka nxjerrë të larë presidentin.
Ne e kemi lexuar me shumë vëmendje raportin e Venecias dhe nuk e kemi konsideruar ndonjëherë komisionin e Venecias si ndonjë ankesë të punës sonë, por pikë referimi dhe për derisa thotë se sipas gjykimit të tij se shkeljet e bëra nuk janë mjaftueshmërisht të rënda për të shkarkuar presidentin, atëherë kemi parë me shumë vëmendje konstatimet, që nuk na rekomandon të shkarkojmë presidentin, por na rekomandon të marrim masa për të ardhmen në mënyrë që të kufizojmë hapësirën e abuzimit nga ana e presidentit, jo thjeshtë të këtij por të çdo presidenti. Uji i Venecias nuk e ka nxjerrë të larë Presidentin, por në pah një nga një të gjitha shkeljet, të një natyre që lidhet që lidhet me një vullnet politik për ta ushtruar detyrën në mënyrë të njëanshme dhe për t'u sjellë në zyrën e presidentit si tutor i opozitës. Ilir Meta u bë president me votat e tij dhe tonat, se nuk i kishim për të zgjedhur presidentin" tha ai.
Rama e quajti qesharak Metën, kur tha se është i vetmi president që del në një miting./L.F-dritare.net

















