Na ndiqni edhe në

Politikë

Ulsi Manja: Meta bëri shkelje, por nuk mjaftojnë për ta shkarkuar. Vendimin e jep Gjykata Kushtetuese!

Ulsi Manja: Meta bëri shkelje, por nuk mjaftojnë për ta

Sot Kuvendi po zhvillon një seancë plenare, për të miratuar raportin e Komisionit Hetimor, në lidhje me shkarkimin e presidenti Meta. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, tha se cilido të jetë vendimi i sotëm, do të jetë Gjykata Kushtetuese që do të japë verdiktin përfundimtar. Sipas tij, Meta ka bërë dy shkelje kushtetuese, por nuk mjaftojnë për ta shkarkuar.

"Edhe nëse seanca voton një kërkesë për shkarkimin e presidentit është gjykata Kushtetuese që jep verdiktin përfundimtar. Komisioni zhvilloi 13 mbledhje, një me presidentin e Republikës. Raporti nuk është ngritur mbi konsiderata politike. Komisioni vlerësoi të mos marrë në analizë çështje që nuk janë në tagër të tij, por që janë nga Gjykata Kushtetuese, përgjigje që do të ndihmonte në interpretimin e termit shkelje e rëndë.

Nga hetimi rezultuan disa shkelje të kryera, veprime dhe mos veprime. Komisioni arriti në përfundimin se dekreti i Presidentit për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por edhe dekreti për emërimin e Marsida Xhaferrllarit gjyqtare Kushtetuese janë akte dhe vlerësime anti-kushtetuese. Shkeljet nuk çojnë domosdoshmërit në shkarkimin e presidentit, por janë të një natyre që diktojnë marrjen e masave për plotësimin e kuadrit ligjor me mekanizma të qartë për të evituar situata bllokuese në të ardhmen. Për institucionin e presidentit duhet një ligj organik", tha Manja./L.F-dritare.net