
Rama i përgjigjet Metës e Bashës: I gatshëm të vij vetë në Këshillin Politik!
Dritare.net
Kryeministri Rama, së fundmi ka reaguar në lidhje me kërkesën e Presidentit Meta dhe kreut demokrat, Lulzim Basha, se çdo ide e re për marrëveshjen e 5 qershorit, duhet të diskutohet në Këshillin Politik. Rama shkruan në një postim në Twitter, se ndonëse nuk e ka aspak detyrim, është i gatshëm të diskutojë hapjen e listave në tryezë, së bashku me Presidentin Meta dhe Bashën.
"PS nuk ka asnjë obligim ndaj PD-LSI përveç marrëveshjes së 5 qershorit, të cilën do ta mbështesë deri në fund! Por nëse opozita presidenciale (OP) mendon se nisma zyrtare kushtetuese ia vlen të diskutohet në Këshillin Politik, PS s’ka si të jetë kundër,madje megjithë OP në tryezë!
PS e ka gjithë vullnetin të bëjë çdo përpjekje për ta bindur PD-LSIOP për dobinë që nisma kushtetuese ka për Shqipërinë,e unë jam i gatshëm të shkoj vetë në Këshillin Politik këtë herë,ku po erdhi dhe LB apo edhe IM nëse dëshirojnë, do jetë edhe më mirë padyshim. Gati që të hënën!”shkruan Rama./L.F-dritare.net

















